SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga Juventusi që në këtë verë të transferohen tre lojtarë, në mënyrë që të garojnë seriozisht për Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër u eliminua në 1/8 e finales së garës më të madhe për klube në Evropë nga Lyoni, duke shfaqur dobësitë e tyre.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mirror, 35-vjeçari në bashkëpunim me Andrea Pirlon kanë kërkuar transferimin e Raul Jimenez nga Wolverhampton Wanderers dhe Iscon e Marcelon nga Real Madridi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë beson se me këto tri transferime do të mund të arrin suksesin në Ligën e Kampionëve që po e kërkojnë që disa vite.

Për t’i realizuar këto shënjestra, Pirlo do të largojë, Adrien Rabiotin, Aaron Ramseyn, Gonzalo Higuainin, Sami Khedira dhe tashmë është larguar Blaise Matuidi.

Nga këto shitje të lojtarëve, kampioni nga Serie A do të kishte më të lehtë transferimin e tre lojtarëve.