SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se pas ardhjes se republikanit Donald Trump në krye të SHBA-së, Trump do t’i zbusë presione e Washingtonit ndaj Serbisë, por nuk pret që ai të bëjë ndonjë mrekulli.

“Nuk duhet të presim mrekulli nga Trump.

Ne jemi popull që lehtë fluturojmë dhe mendojmë se tani Amerika do të derdh dollarë në Serbi.

Serbët menjëherë fluturuan dhe e “kthyen Kosovën”.

Kosova është e jona, është serbe!

Nuk duhet të shikojmë se kush çka do të na dhurojë, por që çdo ditë duhet të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe t’i ruajmë ata serbë tanë, ndërsa Kosova është Serbi”, ka thënë Daçiç, për “alo”. /presheva.com/