SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nominoi Brett Kavanaughin për gjykatës të Gjykatës Supreme, duke përmbushur premtimin e tij për ta kthyer gjykatën më të lartë të vendit në një drejtim më konservativ për dekadat që do të vijnë.

Trump tha se ka zgjedhur 53-vjeçarin Kavanaugh për të zëvendësuar gjykatësin Anthony Kennedy, 81 vjeç, i cili do të pensionohet.

“Nuk ka njeri në Amerikë më të kualifikuar për këtë pozitë dhe askush nuk e meriton më shumë”, tha Trump.

Kavanaugh ka shërbyer që nga viti 2006 në Gjykatën e Apelit të SHBA-së për Qarkun e Kolumbisë. Gjykatësit e Gjykatës Supreme emërohen për mandate të përjetshme. Me moshën e tij, Kavanaugh, nëse konfirmohet nga Senati, mund të shpërbejë me dekada dhe të ndihmojë në përcaktimin e drejtimit të shoqërisë amerikane, edhe pas largimit të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë.

Kavanaugh – gjithnjë nëse konfirmohet – do të japë vota vendimtare për çështje si aborti, të drejtat e homoseksualëve, kontrolli i armëve, dënimi me vdekje dhe të drejtat e votimit.