SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka pasur ndryshime të vazhdueshme që kur Presidenti Trump mori detyrën. Një raport i ri nga NBC tha se çmimi i ridekorimit ka shkuar në 1.75 milion dollarë.

Administrata e Trump nuk ka qartësuar ende se nga ku po vijnë këto para. Familjet presidenciale të kaluara që kanë tejkaluar fondin prej 100,000 $ ,duke përfshirë Obaman, të cilët shpenzuan 1,5 milionë dollarë për restaurim, sipas NBC – kanë paguar për ridekorimin nga xhepat e tyre, përmes donacioneve ose me fonde nga Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë. Si një ndërtesë e vjetër që ka shumë përdorim, shoqata thotë se mirëmbajtja dhe ridizajnimi janë të zakonshme.

Por duke pasur parasysh se Presidenti Trump është ndjekur nga akuzat se ai nuk është i rregullt me pagesat, ky çmim ka shkaktuar reagime në mediat sociale.

Sipas NBC, shumë gjëra për të cilat janë shpenzuar paratë janë të paqarta, pasi rimodelimi mbulon hapësira të gjëra zyrash nëpër dhomat ekzekutive. Por disa nga paratë thuhet se janë shpenzuar për mobilet dhe çilimet me porosi.

Tani, 1.75 milion dollarë tingëllon si një tarifë e rëndë dhe në të vërtetë është një rënie në fondet federale prej 3.65 trillion dollarë ,të shpenzuara vetëm në vitin 2017.Pa përmendur 1.19 miliardë dollarë të shpenzuara për policinë dhe mbrojtjen e shërbimit sekret për familjen Trump kur ata udhëtojnë ose shkojnë me pushime, që sipas raportimeve është shumë.

Shpenzimet e raportuara të Trump janë në përputhje me administratat e fundit të kaluara gjithashtu. Obamat kanë shpenzuar 1.5 milion dollarë për restaurimin.

Ndër vite familjet presidenciale kanë shpenzuar shuma të mëdha për ridizenjimin e Shtëpisë së Bardhë dhe shpenzimet e rinovimit të Trump nuk duket të jenë të egra krahasimisht me paraardhësit, por duhet menduar që janë edhe 3 vite në vazhdim ose mbase 7 vite. /presheva.com/