SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se princi Harry dhe Meghan Markle duhet të paguajnë vet për shërbimet e sigurimit kur të vendosen për të jetuar në Los Angeles.

Çifti që vendosi ta braktiste jetën mbretërore, fillimisht kanë dashur që të nisnin jetën e re në Kanada, mirëpo kanë ndërruar mendje dhe kanë vendosur të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Los Angelesi është qyteti kua ata duan të vendosen, mirëpo kreu i Shtëpisë së Bardhë ua ka bërë të qartë se duhet të paguajnë vet për sigurimin e tyre, sepse shteti amerikan nuk do ta bëjë këtë.

“Jam një mik i mirë dhe admirues i mbretëreshës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ishte raportuar se Harry dhe Meghan, të cilët u larguan nga mbretëria, do të vendoseshin përgjithmonë në Kanada”.

“Tash, ata janë larguar nga Kanadaja për Shtetet e Bashkuara, megjithatë SHBA-të nuk do të paguajnë për të siguruar mbrojtjen e tyre. Ata duhet të paguajnë vet!”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.