SHPËRNDAJE

Trupi koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përmes një komunikate të lëshuar për opinion njofton se studentët nga komunat Preshevë dhe Bujanoc të cilët janë duke u shkollur në  Turqi kanë mbërritur në Sërbi.

Komunikata e plotë:

Qytetarët e Republikës së Serbisë nga Presheva dhe Bujanoci, të cilët studiojnë në universitetet e Republikës së Turqisë sot në mënyrë të sigurt janë kthyer në vend.

Komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar për këta studentë ka organizuar transportin e tyre.

Trupi Koordinues dhe komuna e Bujanocit kanë siguruar ushqim, ujë, maska, dorëza dhe mjete dezinfektuese për secilin student, në mënyrë që të sigurohet siguria më e lartë e mundshme përgjatë rrugës.

Bashkëqytetarët tonë do të qëndrojnë në vet izolim 28 ditë, duke rrespektuar të gjitha masat e caktuara higjienike dhe shëndetësore të Republikës së Serbisë.

Trupi Koordinues shpreh faleminderim të veçantë Konzulatës në Turqi, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe të gjitha organeve shtetërore për ndihmën e madhe që treguan për t’i kthyer studentët në Republikën e Serbisë, thuhet në komunikatën e Trupit koordinues./presheva.com/