SHPËRNDAJE

Edhe në bashkësinë locale në Zhunicë PVD zhvilloi aktivitetet e saja parazgjedhore për zgjedhjet paralamnetare të 16 marsit. Fillimisht para të pranishmëve foli Shahin asllani I cili tha se bojkoti po bëhet vetëm për interesa personale.
Ndërkaq Ardita Sinani vec tjerash kërkoi nga gjinia femrore të inkuadrohen më tepër sepse është moment  për veprim dhe për realizimin e drejtave tona. e Kryetari I këtij subjekti politik Riza Halimi ka shpalosur programin parazgjedhor duke dhënë dëshmit e situates aktuale me problem nga më të ndryshmet.
Për zotin Halimi thirrjet e ndryshme për bashkim me Kosovën u bënë bajate,  pasi po merren votat ato po harrohen. Ai veç tjerash potencoi se është momenti për me ndryshu  gjendjen duke pasur parasysh prezencën  dhe monitoringun më të madhë të faktorit ndërkombëtar në historinë e Ballakanit, dhe nëse tash nuk veprojmë , atëherë vetë e marrim përgjegjësinë  dhe vetë e dëshmojmë se nuk jemi politikisht të pjekur, ka deklaruar ai.
Me moton ËSHTË MOMENTI dhe ftesën për të votuar PVD-në me nr.19, përfunoi ky tubim.