SHPËRNDAJE

Zëri i shqiptarëve është ndier dhe duhet të ndihet në parlament edhe më tej  me qëllim të paraqitjes së problemeve ka theksuar kështu doktor Ridvan Tahiri në takimin e radhës së PVD-së  për zgjedhjet paralemntare në Miratoc.
Kandidatja për deputet në listën e PVD-së Ardita Sinani vec tjerash theksoi se patriotizëm  është  kur përballesh me armikun  dhe probleme  aty ku është vendi për ti paraqitur të drejtat tona legjitime esenciale e ai vend është Parlamenti ku është përqendruar faktori ndërkombëtar. Përçarja e votes shqiptare na dëmtoi shumë  than ë fund zonja Sinani.
Ndërsa nëkryetari i PVD-së Shaip Kamberi tha se nëse nuk kemi në emër të shqiptarëve përfaqësues aty do të flas  dikush tjetër në emër të shqiptarëve. Për Kamberin, kryetari i komunës së Preshevës  me partite e tjera duke bojkotuar radhazi i humbën  edhe ato që i patën si gjykatën komunale.
Riza Halimi kryetari i PVD-së tha se në këtë kohë e lavërdishme është patriotizmi  verbal i cili po i fiton votat dhe sponzorët janë ata të cilët po udhëheqin politikën me këtë populatë për interesa të ngushta personale. Për zotin Halimi këto janë të pa pranueshme sepse ata që udhëheqin pushtetin lokal ata po bojkotojnë zgjedhjet. Është  kërkuar një séance e jashtëzakondhme nga grupi I këshilltarëve të PVD-së për tërheqjen e gjyqit , mirëpo nuk është gjetur gadishmëri shtoin veç tjerash kryetari i PVD-së.