SHPËRNDAJE

Aktivitetin e radhës për zgjedhjet parlamentare të 16 marsit e vazhduan në Bashkësinë lokale në Rahovicë. 

Para shumë qytearëve të këtij fshati fillimisht folën Armend Ibrahimi i cili veç tjerash potencoi rëndësinë për pjesmarrje në këto zgjedjje, derisa Sabri Mehmeti  kritikoi  udhëheqjen e pushtetit lokal, sidomos në menaxhim  dhe keqpërdorimin e taksapaguesëve.
Nënkryetar i PVD-së Shaip Kamberi tha se lufta për të drejtat e shiptarëve në këtë rajon është misioni i PVD-së. Për zotin Kamberi, partitë tjera janë të orientuar dhe interesuara vetëm në garat komunale e jo në organin legjislativ që sjell vednime.
Deklarat për bashkim me Kosovën u bënë bajate, dhe këtë mundësi për patriotizëm patëm rastin  ta shohimin në kohën e luftës se si kanë ikur dhe e kanë lënë popullatën, deklaroi kryetari i PVD-së Riza Halimi. Sipas tij një dëshmi tjetër për patriotizëm ishte edhe në rastin e lapidarit që u hoq dhe nuk u kthy.
Pikët tjera mjaft elementare për zotin Halimi ku drejtoi vërejtje drejt  pushtetit lokal ishte edhe çështja e gjykatës e cila nuk është më në Preshevë. Dhe këto ishin shumë arsye që ku vendoset për të drejat e shqiptarëve aty të kërkohet vet nga ne tha kryetari I PVD-së Halimi.