SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur tubimin promovues për zgjedhjet e KNSH-së.Në hapjen e këti tubimi u nderua vepra e ish-kryetarit të partisë së LPD-së dhe ish-kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve,Jonuz Musliut me një minut heshtje.

Për ti përshëndetur të pranishmit fjalën e mori bartësi i listës së Pvd-së për zgjedhjet e KNSH-së,Ragmi Mustafa ku i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.Ai u zotua se nëse do të zgjidhet kryetar i zgjedhjeve në fjalë do të ngris vlerën e arsimit,ndërsa për studentët e luginës së Preshevës do të merr fund problemi i kamotshëm i nosrifikimit të diplomave,ku sipas z.Mustafa shqiptarët duhet të jenë të barabartë me të tjerët dhe duhet ti ruajn vlerat e tyre kombëtare.Bartësi i kësaj liste i ftoi të gjithë bashkë të luftojn për arsim dhe për flamurin kombëtar shqiptarë.Ragmi Mustafa shpalosi edhe listën e kandidatëve të kësaj partie për këto zgjedhje.

Fjalën e mori edhe Ardita Saqipi njëherit gazetare e RTP-së,po ashtu edhe kandidate e kësaj partie për këto zgjedhje.Sipas znj.Saqipi PVD që nga themelimi i saj mblodhi rreth vetës njerëzit më të ditur,veproi si një parti me program dhe vizion të qartë,filloi të luftoj për ngritjen e vetëdijes shqiptare.Riza Halimi ish kryetar i PVD-së tha para të pranishmëve se vlerat themelore që ka pasur kjo parti kur është themeluar ka qenë organizimi i pavarur politik shqiptarë i luginës së Preshevës.Qështja e teksteve mësimore sipas z.Halimi është një qështje me decenje e pa zgjidhur.Në këto zgjedhje kemi të bëjm për qështjen e ardhmëris sonë pikërisht për egzistencën e substancës sonë kombëtare.

Nënkryetarja e PVD-së,Ardita Sinani është shprehur se arsimi,kultura,simboli dhe gjuha janë katër simbole që pavarësisht të gjithave i kanë bërë të gjithë bashkë.Znj.Sinani ka deklaruar se të gjithë bashkë do t’ia dalim dhe t’ia besojm të ardhmën këti ekipi.

Kryetari i PVD-së,Shaip Kamberi ka pronocuar se data e 4 nëntorit do të jetë dita ku shqiptarët janë ata që duan të bëjn politikë të pavarur.

Askush nuk e di se cilat janë kërkesat e shqipëtarëve,andaj kjo është një sfid ku PVD duhet të qes në listën më të fortë,ky është synimi jonë për ti nënshtruar të tjerët ,është një mision politik të cilën në vazhdimësi do ta shohim./presheva.com/