SHPËRNDAJE

Turqia është e hapur për ti shitur me leverdi Serbisë dronë luftarak që janë të teknologjisë së fundit dhe me sistemin më të fuqishëm.

Mediat turke dhe serbe dje kanë shkruar se një delegacion i shtetit serb ka udhëtuar drejt Anakarasë, ku do të lidhë një marrëveshje për blerjen e disa dronëve luftarakë të njohur me emrin “Bayraktar”.

Kryesuesit e delegacionit janë figurat e larta të Qeverisë serbe, si ministri i Financave në Serbi Sinisha Mali, dhe zëvendësministri i Mbrojtjes për burime materiale, Nenad Milloradoviq.

Sic raportohet, ata kanë udhëtuar për përgatitjen e dokumentacioneve pas të cilave, një nga sistemet luftarake më të fuqishme në botë do të arrijë në Serbi.

“Bayraktar” është një prodhim turk që është provuar të jetë shumë efektiv në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe luftimet e fundit në Karabakh. Ndërkohë, ministri serb Mali ka shkuar në Ankara për të biseduar dhe përgatitur terrenin për hapjen e zonës së madhe industriale ekonomike në Serbi, e cila do të jetë ekskluzive për kompanitë turke. Kjo zonë pritet të jetë një gjigant, që do ti ngjajë zonës turke Gebze.