SHPËRNDAJE

 

Redaksia e RTV Presheva ka publikuar një lajm lidhur me paralajmërimin se zyrtarë të lartë të PVD-së, gjegjësisht kryetari Riza Halimi dhe ish-kryetarja e Komunës, dhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani, do të takohen të shtunën me ambasadorin e SHBA-së Kajl Skot në zyrat e PVD-së në Preshevë. Sipas artikullit të RTV Presheva, arsyjet e vizitës së ambasadorit amerikan ishin bisedimet lidhur me “acarimin e situatës së fundit në Luginë të Preshevës pas vendimeve të njëanshme dhe diskriminiuese të qeverisë serbe”.

Ky lajm nuk është i sakt, konfirmon presheva.com. Ambadasori amerikan nuk ka konfirmuar ndonjë takim të planifikuar për ditën e shtunë ashtu siç është paralajmeruar në RTV Presheva. Ky takim është planifikuar disa javë më vonë, ndërsa redaksia e RTV Presheva të entuziasmuar nga këto takime “të rëndësishme me zyrtarët e lartë të PVD-së” ka ngatërruar datën kalendarike. /presheva.com/