SHPËRNDAJE

Twitter po kërkon informata konkrete, për ‘cicërimat’ e raportuara shkaku i përmbajtjes së të dhënave personale rjeti social Twitter, po u kërkon përdoruesve të saj, të tregojnë konkretisht lidhur ‘cicërimat’ që përmbajnë të dhëna personale. Në një postim të bërë së fundmi, kërkon të tregohet konkretisht për informata private, si adresa e shtëpisë, numri i telefoni apo e-maili.

“Dëshirojmë të lëvizim sa më shpejtë, në kontrollimin e Twitteve, që përmbajnë informata personale. Që nga sot, mund të na tregoni më shumë, nëse ndonjë informatë e juaja po qarkullon në rrjet” thuhet mes tjerash në postim. Nëpërmjet një video, Twitter ka shfaqur formën, se si duhet të raportohet një postim i tillë, në mënyrë konkrete, që të fillojë sa më shpejtë hulumtimi