SHPËRNDAJE

fury

Tyson Fury ka rrahur Vladimir Klitchskon duke u shpallur kampion i botës.
Boksieri anglez, Tyson Fury është kampioni i ri i botës në kategorinë e rëndë, pasi ka mposhtur kampionin Vadimir Klitchsko.

Ndeshja është zhvilluar në 12 raunde, por fituesi është shpallur vetëm me vendim unanim të gjyqtarëve.

Fury ka fituar 3:0 apo 115-112, 115-112, 116-111.

Kjo ishte humbja e katërt në karrierë për Klitchskon në 68 meçe sa ka luajtur.