SHPËRNDAJE

Tyson Fury ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve të tij para përballjes me Deontay Wilderin.

Mirëpo sipas tij me shumë gjasë ky lëndim nuk do të ndikojë në ndeshjen e tij me Wilderin.

Fatkeqësisht i lëndova të dy këmbët, në kampin e stërvitjes. Por nuk do të ndikojë tek unë në luftë sepse kjo ishte në fillim të trajnimit. Ishte një aksident i panevojshëm, por gjërat ndodhin‘, është deklaruar luftëtari.

Po ashtu Fury ka treguar që është duke e përshtatur stilin e tij për ndeshjen e së dielës.