SHPËRNDAJE

Drejtues të Bashkësisë Lokale Norçë përmes një njoftimi publik informojnë bashkëfshatarët se tani është bërë inçizimi gjeodezik i parcelave të varrezave të fshatit, ku përmes pikave dhe vijave me ngjyrë të kaltër paraqiten kufinjtë e parcelave.

Përveç kufizimit të parcelave, do të përgatitet dhe PKT (Plani Kadastral Topografik), i cili do të shërbejë për hartimin e projekt- dokumentacionit teknik (Planit) për rregullimin e varrezave.

Falënderojmë Fondin për zhvillim të fshatit Norçë për mbulimin e shpenzimeve për këto shërbime thuhet kështu në njoftimin e kryesisë së BL Norçë./presheva.com/