SHPËRNDAJE

Sot zyrtarisht ëshë dorëzuar projekti për renovim të kompletuar të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtijë institucioni shëndetësorë, Driton Salihu.

Salihu falemderon pushtetin lokal në Preshevë për mbështetje të vazhdueshmë që i bëjnë mantel bardhëve për tu krijuar kushte më të mira pune dhe shërbime më cilësore për pacintët e komunës së Preshevës.

Salihu për portalin presheva com ka deklaruar se faleminderim i veçantë shkon për kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi dhe stafin të cilët me përpjekje të madhe kanë punuar që kjo ndërtesë që nga viti 1986 të renovohet komplet.

Vlen të përmendet se pas renovimit të ndërtesës së ndihmës së shpejtë ky do të jetë investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në komunën tonë sa i përket renovit të tërësishëm të Shtëpisë së Shëndetit.

Ditëve në vijim do të bëhet edhe prezantimi tre dimenzional i këtij projekti./presheva.com/