SHPËRNDAJE

Arton-01
Ne Galerin Kombëtare të Tiranës më datë 15.05 ( E Premte ) është hapur ekspozita e fotografit Arton Humolli, fotografi numëron shumë ekspozita kolektive, çmime ndërkombëtare, e mjaft publikime jashtë vendit të fotografive të tijë.
“Duaje, ruaje, rrespektoje” ishte kjo motoja e ekspozitës ku fotografi paraqiste përmes fotografisë së tijë artistike shpirtin e femrës duke vijëzuar të gjitha tiparet që e karakterizojnë atë.
“Femrat që janë pjesë e kësaj ekspozite janë zgjedhur për të vetmen arsye që janë përshtatur në ekspozitë dhe normalisht ato që kanë qenë më të guximshme që ta pranojnë atë temë, pasi fotografitë janë gjysmë të zhveshura, ku femra është e paraqitur në formë arti, ku paraqitet si e bukur”, shprehet Humolli.
Rreth 29 fotografitë e Humollit, me anën e të cilave ai prezanton artistikisht femrën duke e konceptuar si një vepër arti, do të vijojnë të qëndrojnë të ekspozuara në GKA deri më 25 maj.
Krenar Halimi/Presheva.com

Arton-02

Arton-03

Arton-04

Arton-05