SHPËRNDAJE

Është mbajtur mbledhja e VIII e Këshillit Komunal në Preshevë ku u diskutua dhe u miratua rebalanci i buxhetit të komunës së Preshevës. Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi në deklaratën për media dha detaje lidhur me vijueshmërinë e mbledhjes në fjalë.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar dhe aprovuar propozim aktvendimi mbi formimin e komisionit për hartimin e propozim programit vjetor të mbrojtjes, rregullimi dhe shfrytëzimi i tokës bujqësore në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2019.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje i pari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në deklaratën për media ka potencuar se bujqit e komunës së Preshevës nëpërmjet këti programi mund ti tërheqin 50 % të subvencioneve nga ministria e bujqësisë për vitin kalendarik 2019./presheva.com/