SHPËRNDAJE

ArtanAbazi

Familjarë shokë dhe bashkëluftëtarë sot përkujtuan përvjetorin e rënies së Artan Abazit Komandant “Miratoca” duke bërë homazhe në vendin e rënies dhe varrin e dëshmorit.

Nën organizimin e OVL të UÇPMB-së sot u përkujtua vepra heroike e Artan Abazit i cili përkrah shokëve të tij dha jetën për lirin e këtyre trojeve. Sot për ta përkujtuar Artanin ishin mbledhur familjarë bashkëluftëtarë dhe shokë të ngushtë të Artanit, të cilët vunë kurora lule në vendin e rënies në fshatin Lluçan si dhe në vendin ku pushonë trupi i Artanit në varrezat e dëhsmorëve në Dobrosin.

ArtanAbazi-1

Jonuz Musliu ish-udhëheqës politik i UÇPMB-së njëherit edhe Kryetar i KKSH-së ka rikujtuar dëshmorët e kombit duke theksuar se, dëshmorët e kombit po e shkruajnë me shkronja të arta emërin e tyre në historin e re shqiptare, ku nuk iu dhimb as më e shtrenjeta e tyre Jeta, që flijuan për lirin e Shqiptarëve. Gjithashtu fjalën përshëndetëse e mori edhe babai i Artan Abazit, Arif Abazi, ky i fundit faliminderoi të gjithë të pranishmit, invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmoreve dhe vlerësoi lart qytetarët e fshatit Lluçan duke u shprehur se “biri im ka rënë këtu dhe se Lluçani e ka rregulluar lapidarin dhe vendin e rënies, dhe i faliminderoi që erdhët në përkujtim të përvjetorit”. Kryetari i OVL të UÇPMB-së Sali Salihu poashtu ka falënderuar gjith qytetarët që u jan përgjigjur thirrjes së OVL-së për ti rikujtuar dëshmorët e rënë gjatë luftës së UÇPMB-së.