SHPËRNDAJE

U përurua libri më i ri i poetit Avni Shaqiri me titull “Dritë lirie nëpër vargje”. Hapja e Manifestimit u bë me një minut heshtje për të gjithë viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i Sh.Sh. “Feniks”, Bilall Maliqi pasi i përshëndeti të pranishmit foli për aktivitetet e Shoqatës dhe bëri me dije se pas përurimit do të ketë orë letrare.

Ky manifestim u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë.

Për librin folën: redaktori i libri, Hysen Këqiku, recensenti Sevdail Hyseni dhe drejtori i bibliotekës Reshat Neziri.

Pati edhe recitime poezish nga libri në fjalë nga Albulena Shaqiri. Për librin diskutuan: Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së dhe Vesel Sabedini.

Në fund autori i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në përurimin e librit të tij./presheva.com/