SHPËRNDAJE

U përurua libri HUTBE NGA MINBERI I LUGINËS’’ volumi II, të autorit Sevdail Jakupi në bibliotekën e qytetit ‘’ Mehmet Jusufi’’ku të pranishëm ishin përfaqësues të Bashkësisë Islame nga Republika e Kosovës, imamë e intelektualë të shumtë.

Në fjalën hyrëse drejtori i bibliotekës, Reshat Neziri ka thënë se është kënaqësi dhe privilegj për bibliotekën e qytetit, pasi ky është libri i parë me karakter fetarë që promovohet në këtë institucion.

“Përgjegjësia e thirrjes në Islamështë një nga punët më të vështira që mund të kryej njeriu. Aty thirrësi ndeshet me shumë botkuptime njerëzore, me shumë llojshmëri të ngritjeve intelektuale dhe si gjithnjë dallimet në moshë sipas gjeneratave”.

Autori Sevdail Jakupi imam në xhaminë Ebu Bekër Es -Sidik në Preshevë , njiherit kryetarë i bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë thekson se Hutbeja e xhumasë ka një rëndësi të veçantë në thirrjen islame. Sipas tij Hutbeja është një mjet i saj tradicional dhe bashkëkohorë.

Në këtë përurim u përmendën edhe disa nga hoxhallarët të cilët ndër vite kanë kontribuar në ngritjen e vetëdijes fetare, familjare e kombëtare. Edhe ky libër përmban të gjitha ligjëratat e autorit ky përfshihet edhe ngjarjet aktuale.

Ky është libri i dytë i autorit Sevdail Jakupi./presheva.com/