SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-së, ka deklaruar se 24 marsi i vitit 1999 ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthimi i shpresës kosovare për liri e pavarësi.

Ai tha se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, ishin veprimet  kryesore  që çuan në kapitullimin e regjimit të Millosheviçit.

Presidenti gjithashtu u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ndaloi spastrimin etnik të popullsisë së pafajshme  shqiptare.