SHPËRNDAJE

Gazetari dhe publicisti kroat Zeljko Peratovic, i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike.

Sipas tij, serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vranin kroatët, boshnjakët i vranin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët.

“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare” ka thënë ai per “Blic”, transmeton express

Çështja e këtyre vrasjeve është ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB’së në Kroaci sot gjatë ditës.

Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB’ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.