SHPËRNDAJE

Komunën e Preshevës, zyrtarisht e vizitoi një delegacion nga Bujanoci, i përbërë nga deputeti popullor Fatmir Hasani dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me bashkëpunëtor.

“Thellimi i bashkëpunimit në mes të komunave në sferat ekonomi, kulturë, shëndetësisë” – ishin bisedat që u zhvilluan në kabitein e kryetares Ardita Sinani, ku morrën pjesë edhe kryetari i kuvendit Sami dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.

Pas takimit, kryetarja Ardita Sinani, deklaoroi që, takimi i sotëm ishte takimi i parë zyrtar në mes dy kryetarëve të komunave ku pjesë e takimit ishte edhe deputeti popullor.

“Jemi të përqëndruar që të thellojmë bashkëpunimin dhe bashkarisht të konkurojmë në IPA fondet dhe agjensinet tjera ndërkombëtare” – deklaroi Sinani.

Nga ana tjetër, deputeti popullor Fatmir Hasani, u shpreh I gatshëm të jetë ndërmjetësues i pushtetit qendror me ate lokal, gjithnjë duke aluduar që të jetë në shërbim të qytetarëve të komunave Bujanoc dhe Preshevë.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, deklaroi se: “Është në interest ë dyja komunave që paraqitjen tonë ta kemi të përbashkët si atë politik ashtu edhe ate ekonomik, ku paraqitja jonë e përbashkët në projketet e IPA fonde, do të kenë gjasa më të mëdha për një mbështetje të ideve tona” – tha KKamberi.

Kryetari i Asamblesë komunale të Preshevës, Sami Salihu, deklaroi që, nga ky takim, patëm rastin ti vejmë prirotet të cilët na presin në të ardhmen./presheva.com/