SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është gjobitur 20 mijë euro për gjestin e tij kundër Atletico Madrid.

Ai i ka shpëtuar ndalimit për një ndeshje në Ligës së Kampionëve, gjë që ishte folur shumë në media.

Vendimi i UEFA-s nuk është befasi, pasi trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, kishte marr një dënim të njëjtë për të njëjtën festë.

Nr 7 është i lirë të përballet me Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai në ndeshjen e fundit shënoi het-trik ndaj Aleticos ku e ndihmoi skuadrën e tij të kalojë tutje.

Ndeshja e parë e çerekfinales zhvillohet në Amsterdam më 10 prill.