SHPËRNDAJE

Duke nisur prej këtij sezoni në Champions dhe Europa League, UEFA ka vendosur që të gjithë kartonat e verdhë nga faza e grupeve të shfuqizohen në përfundim të takimeve çerekfinale. Ndryshimi i rregullores synon që të minimizojë shanset që lojtarët të humbasin finalen pikërisht për shkak të penalizimeve nga gjyqtari.

“Pas rekomandimit nga Komiteti i Kompeticioneve për Klubet, Paneli i Emergjencës në UEFA vendosi që duke nisur prej këtij sezoni, të gjithë kartonat e verdhë nga faza e grupeve të shfuqizohen në përfundim të takimeve çerekfinale”, thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë europiane të futbollit.

Kështu në gjysmëfinalet e Champions dhe Europa League, penalizimet për lojtarët do të nisin nga zero.