SHPËRNDAJE

Dy ndeshje pezullim, është ky vendimi i Uefa për trajnerin e Manchester City, Manuell Pellegrini, dhe një takim tjetër shtesë nëse tekniku Kilian përsërit kritikat e tij ndaj arbitrave.

Dënimi i Pellegrinit vjen si pasojë e fjalëve jo të mira që 60-vjecari përcolli në drejtim të arbitrit suedez Jonas Erikson fill pas ndeshjes së parë që skuadra e tij zhvilloi me Barcelonën për raundin 1/8 të Uefa Champions League. Sipas Pellegrinit, Erikson pati një ndikim të madh në humbjen e skuadrës së tij ndaj Spanjollëve, dhe Uefa nuk duhet të kishte vendosur një arbitër nga një shtet si Suedia për sfidë aq të rëndësishme.

Në bazë të nenit 11 të rregullores së Uefa, fjalët e tij u cilësuan si të pahijshme, dhe kundër parimeve të përgjithshme të sjelljes. Në këtë mënyrë Pellegrinit do ti duhet ta ndjekë nga tribuna sfidën e kthimit me Barcelonën në Camp Nou. Në sfidën që do të luhet në 12 mars në Spanjë, Manchester City do të drejtohet nga zëvendësi I Pellegrinit, argjentinasi Ruben Cousillias.