SHPËRNDAJE

Pas kërkesës së disa zyrtarëve të Këshillit Kombëtar Boshnjak të Serbisë dhe Malit të Zi për krijimin e një statusi të veçantë për Sanxhakun, ka ardhur reagimi nga institucionet qendrore në Serbi.

Sipas mediave serbe,  ka qenë ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiq që ka thënë se bëhet fjalë për një rast të abuzimit të një institucioni dhe si rezultat do të dërgojë një inspektim nga juridiksioni i ministrisë.

“Kjo mund jo vetëm që del jashtë fushëveprimit të punës së Këshillit Kombëtar, por abuzimi i një institucioni, puna e të cilit është financuar nga paratë e të gjithë qytetarëve”, citohet të ketë thënë tutje.

Ndërsa kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Esat Xhuxha, sipas “Politika”, ka thënë se nuk di asgjë zyrtare për kërkesën dhe se letra ishte rezultat i përpjekjeve të një grupi të këshilltarëve të Komitetit Ekzekutiv, nga “Vetëvendosja” e Selejman Ugljanin, por beson se kjo organi kompetent duhet të merr në konsideratë çështje si statusi i boshnjakëve dhe i Sanxhakut.