SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një reagim interesant gjatë një konference për shtyp, kur një nga zyrtaret kishte thënë se ka pasur ethe.

Siç edhe mund të shihet në pamje, zyrtarët e lartë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj coronavirusit dhe në një moment fjalën e ka marrë Dr. Deborah Birx.

Bëhet fjalë për një konferencë të mbajtur nga grupi i task-forcës kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

Aty, shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, koordinatorja e grupit të punës për coronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ajo ishte testuar për virusin gjatë fundjavës, pasi kishte një ethe të ulët, duke bërë që presidenti Trump të largohej si me shaka prej saj.

Dr. Deborah Birx, e cila është ndër zyrtarët që udhëheqin ekipin e administratës ndaj virusit, ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje se si senatori Rand Paul u testua, pavarësisht se ishte asimptomatik dhe nuk dihet nëse kishte pasur kontakt me ndonjë të infektuar.

Birx u përgjigj se është e rëndësishme për amerikanët të marrin përgjegjësinë personale dhe të veprojnë sikur ata mund të kenë ardhur në kontakt me dikë me virus për të shmangur përhapjen e tij.

Pastaj ajo tregoi se kishte ndërmarrë masa të tilla masive gjatë fundjavës.

“Të shtunën, [kisha] ethe të shkallës së ulët”, tha Birx.

“Uh-oh”, reagoi Trump, duke hedhur duart lart dhe shpejt duke u larguar nga Birx në skajin e skenës në dhomën e konferencave.