SHPËRNDAJE

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, pret një ndeshje të vështirë të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi.

Ai e ka cilësuar këtë takim si një finale.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores minimale 1-0 kundër Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Duhet me punu, me kon të koncentruar dhe të dëgjojmë trajnerin me çfarë taktike të luajmë. Është një finale, një derbi, dhe patjetër duhet të marrim maksimumin. Djemtë janë të koncentruar për atë ndeshje”, u shpreh Ujkani për Super Sport.

Ai ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka thënë se me ta në Fadil Vokrri, gjithmonë japim më të mirën.

“Me publikun e mrekullueshëm, gjithmonë jemi një hap para.