SHPËRNDAJE

Samuel Umtiti do të mungojë tre javë për shkak të lëndimit në muskuj
Qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti, i cili u lënduar në stërvitje me Francën, do të mungojë për tri javë. Lajmin e ka bërë të ditur klubi katalunas.

“Lojtari i ekipit të parë Samuel Umtiti ka pësuar lëndim në këmbën e majtë. Lojtari ka kryer testimet mjekësore që kanë konfirmuar lëndimin dhe pritet të mungojë për tre javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Umtiti do të mungojë në ndeshjet ndaj Malagas, Celticut, Real Sociedadit, Herculesit dhe është në dyshim për “El Clasico” ndaj Realit më 3 dhjetor.