SHPËRNDAJE

Manchester Unitedi e ka mposhtur Reading në “Old Trafford” me rezultat të pastër 2-0 në kuadër të rundit të tretë në FA Cup.
Ole Gunnar Solskjaer nuk di se çfarë është humbja ose barazimi, në pesë ndeshjet e para ka marrë vetëm fitore.

Norvegjezi po e kryen detyrën e trajnerit mjaft mirë deri më tani, pasi zuri vendin e të shkarkuarit, Jose Mourinhos, në fillim të muajit dhjetor.

Golin e parë e shënoi Juan Mata në minutën e 22’ nga pika e penalltisë, kurse për 2-0 dhe rezultatin final u kujdes Romelu Lukaku, i cili e kaloi me lehtësi portierin kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin në golin e zbrazët në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola, mirëpo “Djajtë e Kuq” ishin të sigurt gjatë lojës dhe mbajtën golin e paprekur deri në fund.

Unitedi tani kalon në fazën tjetër të garës së FA Cup, dhe pret kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit.