SHPËRNDAJE

Manchester United duket se kanë për qëllim të nënshkruajnë me mesfushorin danez Christian Eriksen.

Gjiganti anglez po synon ta ndërtojë një skuadër fituese për edicionin e ri dhe Eriksen është në krye të dëshirave.

Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë lojën e lojtarit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Old Traford.

Djajtë e Kuq kanë parakaluar Real Madridin për të nënshkruar me reprezentuesin danez, falë pagës së lartë që i kanë ofruar.

Eriksen aktualisht fiton 80 mijë funte në javë, ndërsa në rast se nënshkruan për United paga e tij javore do të jetë tri herë më e lartë, 240 mijë funte në javë.

27-vjeçari që ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Tottenham, mund t’i kushtojë Unitedit rreth 100 milionë euro.

Eriksen pritet të jetë zëvendësues i Paul Pogbas në Old Traford, pasi francezi pritet t’i bashkohet Real Madridit.