SHPËRNDAJE

Në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica maturantët e dy shkollave të mesme të Komunës së Preshevës kanë organizuar kuizin Humanitar për ti ndihmuar ata maturant të cilët nuk kan mundësi materjale për të shkuar në ekskurzion.

Nxënësit maturantë të cilët janë organizator të këtij kuizi për portalin presheva.com thanë se kjo është xhiroja e 4-të me rradhë e mbajtur, ku në këtë natë kemi pasur pyetje, lojra dhe një dokumuntar të shkurtër ku kemi paraqitur Preshevën me rrethinë.
Qellimi i këtij organizimi ka qenë që të ndihmojmë maturantët e dy shkollave të mesme të Komunes së Preshevës, atyre që nuk qëndrojnë mirë me kushtet financiare.

Kjo ishte xhiroja e 4 e realizuar ku në të ardhmen do të luhen deri 10 apo 11 xhiro.

/presheva.com