SHPËRNDAJE

Degea

Manchester Unitedi ka ulur çmimin e portierit David de Gea.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal nuk llogarit në portierin David de Gea dhe do të ishte i lumtur nëse do të mund ta shiste gjatë këtij afati kalimtar.

Unitedi për shërbimet e De Geas kërkonte 45 milionë euro edhe pse spanjolli ka vetëm edhe një vit kontratë dhe edicionin e kaluar do të largohej si transfero i lirë.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle, AS shkruan se tashmë Unitedi ka ulur çmimin e spanjollit dhe është gati që të pranojë ndonjë ofertë prej 40 milionë eurosh.

Kjo është edhe një mundësi e mirë për Realin që të transferoj De Gean vetëm 3 ditë para afatit kalimtar.