SHPËRNDAJE

Tashmë është bërë e ditur se Manchester Unitedi është duke e kërkuar transferimin e Christian Eriksenit, si zëvendësues të Paul Pogbas në rast se largohet.

Por, Djajtë e Kuq po hasin në vështirësi në transferimin e mesfushorit danez, pasi në garë është edhe Real Madridi, derisa Tottenham Hotspur po kërkon 150 milionë euro.

Spurs po refuzojnë që ta shesin 27-vjeçarin, por dëshira e lojtarit është që të largohet në këtë afat kalimtar nga ‘White Hart Lane’.

Real Madridi ka disa muaj që po e kërkon transferimin e Eriksenit, mirëpo ata janë edhe në garë për transferimin e Paul Pogbas.

Nëse mesfushori francez kalon në Santiago Bernabeu, atëherë Djajtë e Kuq do të tenton ta transferojnë danezin nga rivali i Ligës Premier.

Manchester Unitedi duhet t’i paguajë 150 milionë euro Tottenhamit nëse dëshiron t’i marrë shërbimet e Eriksenit.