SHPËRNDAJE

Delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, i përbërë nga Kryetari i Bordit Drejtues të UNS-së Prof.Dr.ArmenKadriu, profesori i Fakultetit Ekonomik Prof.Dr.Ramis Merko dhe njëherazi deputet aktual në parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe prorektori i UNS-së për mardhënie ndërkombëtare Prof Dr Aleksander Biberaj, realizuan disa takime të rëndësishme në Republikën e Turqisë.  Takimi i parë që realizoi Delegacioni i UNS-së ishte takimi me Ministrin e Integrimeve Europiane të R.Turqisë, z.Mevlut Cavusoglu njëherazi dhe zëvendës kryetar i AK-së.

Në ambientet e ministrisë, UNS  pati nderin të prezantojë arritjet dhe sukseset e realizuara  në sferën e arsimit, bashkëpunimet me insitucione të rëndësishme ndërkombëtare, njohjet ndërkombëtare që i janë bërë UNS-së, programet studimore të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, struktura e studentëve të cilët janë nga gjithë rajoni dhe më gjerë, rezultatet e arritura të studentëve të UNS-së nëpër konferencat shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në disa projekte të rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu u diskutua dhe për mundësitë e studimit dhe perspektivat e punësimit që i kanë studentët të cilët përfundojnë studimet në UNS. Pas prezantimit të UNS-së Ministri i Integrimeve Europiane të R.Turqisë përgëzoi UNS-në për sukseset e arritura dhe siguroi delegacionin e UNS-së për një mbështetje të rëndësishme nga ana e R.Turqisë për proceset akademike dhe shkencore nëpërmjet mbështjetjes nga institucionet e Arsimit të lartë të R.Turqisë.  Z.Mevlut Cavusogluvlerësoi maksimalisht mësimin në gjuhën turke që realizohet në UNS dhe premtoi një mbështetje maksimale financiare për studentët e UNS-së, gjithashtu ministri theksoi se do të mbështesë të gjithë studentët e UNS-së që të realizojnë punën praktike në kuadër të studimeve në të gjitha insitucionet e rëndësishme të R.Turqisë në veçanti në agjencionet në varësi të Ministrisë të Integrimeve Europiane. Njëkohësisht ai theksoi se do të mundësojë dhe mobilitetin e studentëve në kuadër të programit Erasmus në universitetet shtetërore të R.Turqisë.
Në përfundim të takimit përafqësuesit tanë në shenjë falenderimi i dhuruan stemën e UNS-së Ministrit të Integrimeve të R.Turqisë, z.Mevlut Cavusoglu i cili gjithashtu dhuroi stemën e Ministrisë për UNS-në. Për këtë rast u shtrua dhe një drekë pune nga ministri me stafin dhe këshilltarët e tij.


   
Në vazhdim të takimeve të rëndësishme delegacioni i UNS-së u prit nga kryetari i komisionit për punë të brendshme, njëkohësisht anëtar i komisionit për arsim, deputeti z.Hysein Borgu, pranë të cilit u prezantua UNS. Z.Hysein Borgu siguroi mbështetjen e rëndësishme që R. e Turqisë do t’i japë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, dhe premtoi për rritjen e bashkëpunimit të UNS-së me shumë institucione arsimore të R.Turqisë.  Z. Hysein Borgu, ithtar i arsimit cilësor dhe veçanarisht i arsimit në gjuhën turke, siguroi përkrahje nga ana Republikës së Turqisë për UNS-në për lidhjen e marveshjeve të rëndësishme midis UNS-së dhe universiteteve shtetërore në Republikën e Turqisë, për përkrahje me staf akademik për realizimin e programeve, veçanërisht programve studimore në gjuhën turke. Z. Hysein Borgu premtoi që do ta vizitojë UNS-në në fillim të muajit shtator.


   
Gjithashtu në fund u realizua dhe një takim në Ministrinë e Arsimit të Turqisë me z.Ryshty Gedik,  koordinatorin për dhënien e bursave në ministrinë e arsimit nëpërmjet programeve të YOK-ut për shtetet në zhvillim, i cili veçoi se në të ardhmen studentët e UNS-së do të kenë mundësi të përfitojnë nga bursat e Ministrisë së arsimit dhe YOK-ut, duke filluar nga viti akademik 2014/2015 .