SHPËRNDAJE

Problemi i urës në Shoshajë që kishte raportuar presheva.com, ishte lënë pas dore pasi që ishte premtuar financimi si donacion nga dy kompani lokale, premtim ky i cili nuk u mbajt.

Gjendja e kësaj ure sa shkonte e përkeqësohej dhe ish pushteti lokal ishte indiferent për këtë problem.

Sot në këtë urë filluan punimet për rregullimin e saj dhe së shpejti kjo urë do të ofrojë lehtësim e jo brengë gjatë udhëtimit në këtë aks rrugorë.

“Nisja e punimeve, nga banorët e Shoshajës u prit me gëzim dhe meqë pata rastin të takoj shumë nga ta, vizita e sotme u shfrytëzua edhe për përcaktimin e projekteve të radhës në këtë vendbanim.” thotë kryetari n.d Shqiprim Arifi, transmeton presheva.com.

Një nga një, problemet që e vështirësojnë jetën e qytetarëve të komunës sonë, do të menjanohen.(presheva.com)

Lexo në Presheva.com:

Ura ne BL Shoshaje ne gjendje te mjerueshme, rrezikon te shembet (foto)