SHPËRNDAJE

Në natën e ndrrimit të motmoteve, në qytetin e Preshevës edhe pse janë dëgjuar shumë fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike, ka kaluar gjithçka pa incidente.

Presheva.com ka kontaktuar ekipin e emergjencës pranë shtëpisë së shëndetit në Preshevë, ata thonë se gjithçka ka shkuar mirë pa incidente dhe lëndime.

“Nuk kemi pasë raste me lëndime që mund të shkaktojnë djegje të rënda nga mjetet piroteknike. Gjithçka ka shkuar si më mirë” ka thënë për presheva.com tekniku medicinal Mirton Rushiti.

Presheva.com i dëshiron stafit një natë të qetë. Gëzuar!