SHPËRNDAJE

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu përmes një postimi në fb uron fituesit e zgjedhjeve në Kosovë dhe votuesit kosovarë që treguan kulturën demokratike gjatë procesit të votimit.

Në shkrimin e tijë thuhet:
Një qeveri stabile në Republikën e Kosovës, që ka një koordinim të mirëfilltë me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që ka një seriozitet dhe strategji për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, është ajo që çdo shqiptar i regjionit tim e ka ëndërr.

Vet procesi tejet demokratik dhe i lirë i zgjedhjeve na bënë të ndihemi shumë krenarë dhe për këtë ia lejoj vetes që të përcjell lavdratat më të larta për politikën e Republikës së Kosovës! Me shumë vëmendje dhe mund të them lirisht edhe me ëndje e kam përcjell fushatën elektorale e cila ishte e pastër, vëllazërore, pa shpifje dhe pa etiketime, përjashto rastet sporadike.

Partisë fituese, pra Lëvizjes Vetëvendosje i uroj për rezultatin e zgjedhjeve dhe votuesit në Republikën e Kosovës i përgëzoj për mbështetjen e dhënë NDRYSHIMIT! Gjithashtu janë për të uruar edhe LDK me kandidaten Vjosa Osmani, e cila me freskinë që i dha skenës politike në Kosovë arriti të fuqizojë politikisht këtë parti.

Pranimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe qasja me dinjitet ndaj NDRYSHIMIT, nga ana e kandidatëve për kryeministër nga PDK dhe AAK i distancon ata nga humbësit dhe prezanton një gatishmëri për opozitë konstruktive në të mirën e shtetit.

Urime Lëvizja Vetëvendosje, ju presin shumë punë e sidomos ju pret edhe çështja e Luginës së Preshevës!

Urime Albin Kurti,
Urime LDK, presim efikasitet në ndërtimin e koalicionit udhëheqës!
Urime Vjosa Osmani, thuhet kështu në shkrimin e zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës, Armend Aliu./presheva.com/