SHPËRNDAJE

 

Sa herë ju ka ndodhur që përpara një provimi ose një ngjarjeje të rëndësishme t’ju kapin emocionet, aq sa ju duket sikur e gjithë bota ju shembet mbi krye dhe nuk arrini të kontrolloni veten?

Dikush kashon buzët, një tjetër han thonjtë ose lëviz duart e këmbët në mënyrë të pakontrolluar, por jo më rrallë ndodh që ta gjeni veten çdo 5 minuta në tualet.

Urinimi është një proces fiziologjik gjatë të cilit eleminohen toksinat dhe lëngjet e panevojshme nga trupi i njerit, por nëse urinoni më shpesh se ç’duhet, fajtorët për këtë janë ndryshimet hormonale. Kur jeni të emocionuar ose nervozë çlirohen sasi të larta të adrenalinës dhe noradrenalinës që ndikojnë në rritjen e rrjedhjes së gjakut në zemër.

Ky presion i ushtruar, njohur ndryshe me emrin presioni sistemik, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në fshikëzën e urinës e cila kontraktohet. Si pasojë muskuli i jashtëm unazor ”shpërthen” duke nxjerrë jashtë gjithë urinën e prodhuar nga veshkat.

/presheva.com