SHPËRNDAJE

Ushqimet

Kanceri mund të konsiderohet pa mëdyshje si një nga sëmundjet që përhapet më shpejt. Mjekët kërkojnë nga organizatat ndërkombëtare që të vendosin rregulla të forta për konsumin e alkoolit dhe sheqerit, të cilat konsiderohen si nxitësit kryesorë të obezitetit dhe të sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit.
Çdo vit, nga kanceri humbin jetën mesatarisht 4.8 milionë njerëz. Kjo shifër është dyfish më e lartë sesa vdekjet e shkaktuara nga HIV/AIDS.

Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që luftojnë çdolloj kanceri:

1. Qumështi
Konsumi i rregullt i qumështit dhe i kosit e mbron organizmin nga infeksionet e zorrëve dhe forcon sistemin imunitar. Studimet paraprake tregojnë efektshmërinë e qumështit dhe nënprodukteve të tij në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

2. Perimet
Në përgjithësi, perimet janë një mburojë e vërtetë kundër kancerit. Në veçanti, veprimi i tyre parandalues lidhet me kancerin e fshikëzës, gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

3. Vera e kuqe
Me një gotë verë të kuqe, dhe jo më shumë, ju mund të keni rezultate të mira. Vera e kuqe ndihmon në parandalimin e kancerit, në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe degjenerimin e qelizave të trurit.

4. Portokalli
Portokalli i kuq përmban shumë antioksidantë të fortë. Ai luan një funksion të rëndësishëm parandalues, për shkak se ndihmon në dezintoksikimin e trupit. Portokalli i kuq është veçanërisht i dobishëm për parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të mëlçisë.

5. Hudhrat
Nga konsumi i hudhrave vihen në lëvizje tre molekula për të mbrojtur ADN-në. E rëndësishme është që të hahen sa më të freskëta.

6. Çokollata e zezë
Një filxhan çokollatë e nxehtë përmban pesë herë më shumë oksidantë se një filxhan çaj i zi dhe tri herë më shumë se një filxhan çaji jeshil.

7. Frutat e pyllit
Boronica në radhë të parë, por edhe manaferrat dhe luleshtrydhet, kanë veti të forta antioksiduese. Mbrojnë ADN-në dhe ngadalësojnë rritjen e qelizave kanceroze.

8. Peshku
Peshku i madh është më i mirë, sepse është i pasur me Omega 3. Peshku i madh lufton kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sardelet dhe salmoni zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës.

9. Çaji jeshil
Zgjidhni çajin japonez të gjelbër dhe jo çajin kinez. Për të përfituar sa më shumë nga vetitë e tij, duhet ta lini për rreth pesë minuta në ujë të ngrohtë.