SHPËRNDAJE

Ushqimi i shpejtë tashmë fajësohet për të gjitha llojet e problemeve të shëndetit, nga obeziteti deri tek një lëkurë e keqe, dhe tani një studim i ri ka gjetur se ushqimi i shpejtë mundet edhe ta ngadalësojë trurin.

Sipas hulumtimit, fëmijët të cilët hanë shumicën e kohës ushqim të shpejtë është gjetur se kanë arritje më të dobëta në testet e matematikës, në shkencë dhe në lexim.

Hamburger

Një teori e sugjeruar nga hulumtuesit është se mungesa e hekurit – që është e lidhur me ushqimin e shpejtë – dërgon në një ngadalësim të zhvillimit të proceseve në tru, transmeton Lajmi.net.

Dr.Kelly Purtell e cila e udhëhoqi studimin në Universitetin Shtetëror të Ohio-së tha: ”Hulumtimi ka qenë i fokusuar në atë se si të ushqyerit e fëmijëve ndikon në epideminë e obezitetit. Gjetjet tona ofrojnë dëshmi që konsumimi i ushqimit të shpejtë është i lidhur me një problem tjetër gjithashtu: Rezultate më të dobëta akademike”.

Hulumtimi kishte përdorur të dhëna nga mënyrat e të ushqyerit të 8500 nxënësve në SHBA, ushqimi i shpejtë i të cilëve ishte matur nga mosha 10 vjeçare.

Më pas kjo ishte krahasuar me rezultatet akademike të tyre tre vjet më vonë, pasi që kishin marrë parasysh më shumë se dy faktorë të tjerë relevantë.

52% të tyre kishin ngrënë ushqim të shpejtë ndërmjet një dhe tre herë në javë dhe 10% prej tyre kishin konsumuar ushqim të shpejtë katër deri në gjashtë herë, transmeton Lajmi.net.

Një 10% tjetër kishin ngrënë ushqim të shpejtë çdo ditë. Përmes krahasimit të të dhënave dhe arritjeve në teste në shkolla, hulumtuesit ishin në gjendje të dalin me një konkluzion që të hahet ushqim i shpejtë mund të ketë një efekt të dëmshëm mbi kujtesën, gjithashtu.

Hulumtuesit gjithashtu sugjeruan se obeziteti mund të shkaktojë ndryshime në tru, duke shkaktuar inflamacion.