SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkrimin e vendimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar ndër më të rëndësishmit të jetës së tij politike.

“Vendimi që kam marrë sot për transformimin e FSK në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme të tërë jetës sime politike.
Krijimi i ushtrisë së Kosovës është garanca e përjetshme e sigurisë së fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.