SHPËRNDAJE

Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri do të kenë strukturë etnike, ndërsa serbet në këtë regjion do të kenë komandantin e tyre regjional, ka mësuar “Novosti”, transmeton presheva.com.

Siç shkruan kjo gazetë, zyrtarët serb me këtë propozim do të dalin para Bashkimit Evropian dhe Prishtinës në vazhdim të dialogut.

Burime të afërta të kësaj gazete shkruajnë se kjo ide do të shërbej për vendosjen e aneksit në marrëveshjen e Brukselit, për të cilën i pari ka folë kryetari Tomislav Nikoliq.

“Njësitet serbe” do të funksionojnë në kuadër të sistemit provincial të sigurisë, dhe në të do të kopjohet modeli i cili zbatohet në organizimin e policisë në veri. Kjo dotë nënkuptonte ekzistencën e komandantit regjional dhe përbërjen e njësive që pasqyrojnë përbërjen etnike të veriut.

Njësitë e veprimit në veri do të koordinohen me Bashkësinë serbe të komunave. Njëkohsisht, në këtë zonë nuk do të ketë pjesë të strukturave të Sigurisë së Kosovës që tashmë është arritur me marrëveshjen e Brukselit.

Kjo zgjidhje, sipas burimeve të gazetës, do të ishte një garancë afatgjate për sigurinë në veri, pasi NATO strukturat nuk do të qëndrojnë në afat të pakufizuar. 

Modeli për të cilin mendohet i ngjanë ushtrisë në Bosne dhe Hercegovinë nga tri brigada – muslimane, kroate dhe serbe.

Ushtria e Kosovës sipas paralajmërimeve të Kosovës do të ketë 5000 ushtarë, ndërsa 3000 do të jenë rezervë. Forcat e reja të armatosura do të jenë operative në vitin 2019. Buxheti i ushtrisë së Kosovës do të jetë 65 milionë euro. /presheva.com/