SHPËRNDAJE

Ushtrimet e rregullta aerobike, si ecja, çiklizmi apo ngjitja e shkallëve mund t’ua përmirësojnë aftësitë e mendimit jo vetëm të moshuarve, por edhe të rinjve.
Pjesa specifike e aftësive të mendimit që përmirësohet duke bërë ushtrime fizike quhet funksion ekzekutiv,
Ky funksion është aftësia e personit për ta rregulluar sjelljen e vet, për të kushtuar vëmendje ndaj diçkaje, për të qenë më i organizuar dhe për t’i arritur qëllimet.
Me kalimin e viteve, mund të ketë dobësim të këtyre aftësive, sidoqoftë, sipas hulumtimeve të reja, ushtrimet e rregullta fizike mund ta parandalojnë apo ngadalësojnë një dobësim të tillë.
Autori i këtij studimi, Yaakov Stern, ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit e studimit që kishin ushtruar rregullisht jo vetëm se kishin pasur përmirësime në funksionin ekzekutiv, por kishin pasur edhe rritjet ë trashësisë në zonën e shtresës së jashtme të trurit.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në janar të këtij viti, ndërkaq është publikuar në revistën mjekësore ‘American Academy of Neurology’.