SHPËRNDAJE

Siç spekulojnë mediet spanjolle, Real Madridi është i interesuar për Manuel Neuer dhe dëshiron ta sjellë atë në Bernabeu, ndërsa në Allianz Arena do të arrij Victor Valdes.

Manuel Neuer që tashmë edhe zyrtarisht është portieri më i mirë në botë, dhe sipas disa spekulimeve Pep Guardiola dëshiron që në Bayern në fund të sezonit ta sjellë Victor Valdesin të cilit i skadon kontrata me Barcelonën në fund të sezonit.

Ky ndoshta do të ishte edhe arsyja kryesore për të cilën Valdes ka refuzuar ta nënshkruar kontratën me katalanasit.

Në këtë rast, Neuer do të ishte në dyert e daljes dhe nuk ka dyshim që ai të mos gjej një klub  të ri. Klubi i interesuar është Real Madridi i cili mendon ta angazhoj atë për një kohë të gjatë.

Duke ditur faktin se Casillas ende është portier kualitativ, ende nuk është e qartë se pse Mourinho dhe Ancelotti e lënë në stol përskaj Diego Lopez.