SHPËRNDAJE

Ajo është një nga modelet më të kërkuara të momentit. Iskra Lawrence është shfaqur elegante teksa ka pozuar për revistat InStyle dhe Warner Bros. Bukuroshja ishte pjesë e ndejës së organizuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në hotel “The Beverly Hilton” të Los Angelesit.

Ajo dukej e bukur në një fustan me saten të kaltër teksa shfaqte shpatullat gjersa kishte brez të detajuar në bel. E për këtë veshje të 28-vjeçares u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti. Këtë e ka bërë të ditur vet artisti teksa ka publikuar disa shkrime të mediat të huaja në llogarinë personale në Instagram. Ndryshe, Golden Globes ka mësuar edhe fituesit, ku çmimet kryesore i kanë rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”.