SHPËRNDAJE

Drejtuesit e Real Madridit tashmë e kanë gjetur zëvendësin e Pepes, i cili pritet të largohet nga ekipi në përfundim të sezonit.

Fjala është për qendërmbrojtësin spanjoll, Jesús Vallejo, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca.

Ky i fundit është pjesë e Los Blancos, por është i huazuar te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

Vallejo është transferuar në Real Madrid në verën e vitit 2015 nga Zaragoza.
Vallejo, nga sezoni i ardhshëm pritet ta zërë vendin e Pepes, i cili pritet të transferohet në Kinë, ku interesim kanë shfaqur skuadrat si Shanghai SIPG dhe El Hebei Fortune.